Zgjedhjet/ Rama: Voto 5-n me të dyja duart, të majtën dhe të djathtën! Me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në BE

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, bëri sërish sot thirrje publike për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i qeverisë ka bërë postimin e radhës në Facebook, me simbolin e dorës me 5 gishta, që personifikon numrin e PS në fletën e votimit.

Rama i drejtohet shqiptarëve me mesazhin “voto 5, bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë”.

“VOTO 5!

Bashkë me të dyja duart, të majtë e të djathtë, tek kutia në qendër të fletës së votimit, me mua dhe PS, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us