Zhduket 38-vjeçari, motra “ngre në këmbë” policinë e Fierit!

Një 45 vjeçare ka kërkuar ndihmën e autoriteteve, pasi ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin K. S., 38 vjeç.

Ky i fundit është larguar nga banesa e tij në Fier, policia po punon për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasja D. B., 45 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin K. S., 38 vjeç, i cili është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us