ZYRTARE/ Amir Abrashi surprizon, mesfushori i Kombëtares firmos deri në 2026 me bardheblutë e Superligës

Amir Abrashi ka surprizuar të gjithë, duke rinovuar përsëri kontratën me Grasshopers në Superligën e Zvicrës. Edhe pse rinovoi në shkurt të këtij viti, deri në 2025, Abrashi ka rinovuar përsëri sot, por kësaj here deri në vitin 2026.

Kapiten i klubit nga Zyrihu është kthyer në një pikë kyçe dhe drejtuesit nuk e kanë ndërmend që ta lënë të largohet. Mesfushori nga Gjakova është pjesë e bardhebluve që prej vitit 2021, kur vendosi të linte Freiburg për ta.

Pavarësisht moshës, 34-vjeçari vazhdon që të shkëlqejë me fanellën e Grasshopers. Shpeshherë, Abrashi është protagonist, duke dhuruar performanca të një niveli tepër të lartë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Gjithnjë e më larg Vllaznisë, dy klubet e Superiores në “luftë” për liderin e shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us