ZYRTARE/ Del lojtar i lirë në treg, Odise Roshi ndan rrugët me skuadrën turke pas 2 vitesh

Odise Roshi tashmë është një lojtar i lirë në treg. “rraketa” e Kombëtares ka mbyllur aventurën e tij te Sakaryaspor në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë fieraku nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 33-vjeçarit i përfundoi kontrata me turqit dhe palët vendosën të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Roshi falenderon klubin për mundësinë e dhënë, ndërsa u uron suksese në vazhdim.

“2 vitet që kalova te Sakaryaspor janë plot me kujtime të bukura. Gjatë kësaj kohe pata rastin të takoj shumë njerëz, të cilët tashmë janë bërë miqtë e mi. Dua të falenderoj drejtorin e Sakaryaspor, shokët e mi të ekipit, stafin, punonjësit, përkthyesit, masazhierët dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ekipit.

Gjithashtu shpeh një falenderim të madh për të gjithë tifozët e skuadrës, të cilët na kanë mbështetur pa fund.

Shumë dashuri dhe respekt,

Odise Roshi”, ka shkruar 33-vjeçari.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Kujtojmë se “rraketa” e Kombëtares u transferua te Sakaryaspor në verën e vitit 2022 dhe tashmë pas 2 vitesh largohet nga turqit. Interesimet për shërbimet e tij nuk mungojnë dhe mbetet të shihet se ku do të jetë destinacioni i tij i radhës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us