ZYRTARE/ Egnatias i shtrohet rruga drejt Europës, ka për herë të parë fatin që…

Egnatia do të luajë sot përballë Dinamo Minsk. Kampionët e Shqipërisë duhet të menaxhojnë avantazhin prej dy golave, që kanë falë fitores 2 me 0 në transfertë.

Në rast se bëjnë detyrën duke kaluar më tej, do të përballen me Olimpija Ljubjanën. Dhe tashmë është zyrtare, që fitorja ndaj këtyre të fundit do i dërgojë në vazon e favoritëve për fazën “play-off”. Kështu mund të peshkohen edhe skuadra modeste, që në letër janë më të lehtë se skuadrat që do kishte kaluar Egnatia po të kualifikohet sot dhe të fitojë ndaj sllovenëve.

Olimpija Ljubjana nuk po kalon periudhën më të mirë. Pasi u eliminua nga Kairat Almati, dhe pse konsiderohej favorite në turin e parë të Champions, rrugëtimin e vijoi në Ligën e Konferencës.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Edhe aty pati vështirësitë e saj dhe pse përballë një kundërshtari si Inter Eskaldes. Kështu fillimisht u arrit triumfi 4 me 2 në shtëpi. Më pas në transfertë sfida u mbyll me barazim 1-1. Çfarë ra në sy ishte dominimi në shtëpi që pati skuadra nga Andorra, Inter Eskaldes.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us