ZYRTARE/ Ekipi i Kategorisë së Dytë lëviz “gurët”, prezanton trajnerin për sezonin e ri

Te Delvina nuk kanë kohë më për të humbur dhe kanë nisur punën për sezonin e ri. Klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zyrtarizuar edhe trajnerin e ri që do të drejtojë skuadrën.

Drejtuesit i kanë besuar ekipin për sezonin e ri Mentor Hasanit. Ky i fundit do të udhëheq ekipin e Delvinës në Kategorinë e Dytë.

Padiskutim synimi është që skuadra të luftojë për trofe dhe të sigurojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Klubi i uron suksese në vazhdim me fanellën e Delvinës.

ZYRTARE/ Ekipi i Kategorisë së Dytë lëviz

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us