Julian Nagelsmann ka dhënë dorëheqjen nga detyra si trajneri i Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata gjermane e Futbollit përmes një postimi të bërë publik pak minuta më parë në rrjetet sociale.
38-vjeçari ka dhënë edhe mesazhin e “lamtumirës” drejtuar të gjithë tifozëve të “Pancerave”, me keqardhjen e madhe që nuk ia doli të përmbushë të gjitha pritshmëritë me Kombëtaren, pas eliminimit të papritur nga Paraguai.
Së bashku me të, do të largohen edhe dy asistentët e tij, Benjamin Gluck dhe Benjamin Hubner, ndërsa kandidat për ta zëvendësuar mbetet Jurgen Klopp.
MESAZHI:
“E kam menduar shumë gjatë gjithë ditëve që nga eliminimi ynë dhe kam folur me miq dhe familjarë të besuar, si dhe brenda federatës. Ky vendim nuk ishte aspak i lehtë për mua. Prioriteti im kryesor ka qenë gjithmonë suksesi i ekipit. Pas një zhgënjimi kaq të hidhur, ata meritojnë mundësinë e një fillim të ri.
Dua të falënderoj stafin tim të trajnerëve, ekipin mbështetës dhe të gjithë në federatë që na mbështetën, veçanërisht lojtarët me të cilët pata privilegjin të punoja. Një falënderim i veçantë shkon edhe për tifozët.
Ju na mbajtët, na besuat, na dhatë energji, edhe në kohë të vështira. Më dhemb vërtet që ju zhgënjyem dhe nuk mund t’ju jepnim netë më të paharrueshme futbolli në këtë Kupë Bote. Ju meritonit shumë më tepër”.





