ZYRTARE/ Fitoi europianin me Italinë, ish-sulmuesi i Juventusit njofton largimin nga klubi

Një prej ish-sulmuesve të Juventusit është larguar përfundimisht nga ekipi i tij. Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, i cili nuk do të jetë më pjesë e klubit të Torontos në MLS.

Sulmuesit 31-vjeçari i ka përfunduar kontrata me klubin kanadez dhe tashmë do të dalë në treg si lojtar i lirë. Federico Bernardeschi qëndroi te Toronto për 3 sezone pasi u largua nga Juventusi.

Që nga transferimi i tij në Kanada, sulmuesi italian regjistroi 99 paraqitje, shënoi 26 gola dhe asistoi 16 herë. Tashmë Bernadreschi është një lojtar i lirë dhe disa klube italiane kanë shprehur interes për të.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us