Sulmuesi qendror nigerian, Imoh Ezekiel, është zyrtarisht një nga afrimet më të bujshme që ka parë ndonjëherë Kategoria e Parë shqiptare, për sa i përket CV-së, teksa ka arritur akordin me Pogradecin e Ardian Memës.
31-vjeçari ka një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke nisur me sukseset në Superligën e Belgjikës ku shkëlqeu me Standard Liezh dhe më pas u transferua te gjigantët e Anderleht
Ezekiel gjithashtu luajtur në La Liga me Las Palmas, ndërsa eksperiencën e tij e ka shtrirë edhe në Turqi me Koniaspor, si dhe në Katar me Al-Arabi, ku u transferua për plot 8 milionë euro, një tregues i vlerës së lartë në atë kohë.
Së fundmi, ka qenë pjesë e Superligës rumune me UTA Arad, duke treguar se niveli i tij vazhdon të jetë elitar si dhe e Laliptur Sitit në Nepal. Prej Janarit të këtij viti, sulmuesi nigerian është pa ekip, teksa pritet t’i bashkohet Pogradecit. Gjatë karrierës së tij ai ka fituar 6 trofe. Ai gjithashtu ka luajtur 108 ndeshje në elitën e futbollit belg ku ka shënuar 30 gola, si dhe në La Liga numëron 10 ndeshje.






