Philippe Clement nuk do të jetë më trajner i Rangers. Klubi skocez e ka shkarkur nga ky post ditën e sotme.
Në javën e 27 të kampionatit skoces, skuadra e Ranges u mposht pas 4 fitoreve radhazi, gjë e cila e pozicionon aktalisht skuadrën e Ndedim Bajramit në vendin e dytë. Ekipi i shqiptarit ndodhet 13 pikë pas vendit të parë që mbahet nga Celtic.
Klubi e falenderon timonierin për kontributin e dhënë, ndërsa i uron shumë suksese në vazhdim.
“Klubi i Futbollit Rangers konfirmon se trajneriPhilippe Clement nuk do të jetë më në krye të skuadrës.
Klubi i shpreh falenderime të sinqerta për Philippe për punën e tij të palodhur dhe përkushtimin gjatë periudhës së tij në krye të ekipit. Në ditët e ardhshme do të japim më shumë detaje për zëvendësuesin”, shkruhet në postimin e Rangers.





