ZYRTARE/ Joao Cancelo ‘rend’ pas milionave, mbrojtësi lë Premier League për Arabinë Saudite

Joao Cancelo është lojtari më i ri i Al Hilal. Mbrojtësi portugez ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Manchester Cityn në Prmier League, për të nisur një të re në Arabinë Saudite.

Pas dy huazimeve radhazi, te Bayern Munich dhe Barcelona, tashmë Cancelo largohet përfundimisht nga City. Këta të fundit kanë përfituar 25 milionë euro nga shitja e 30-vjeçarit.

Në krahun tjetër, portugezi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2017. Paga e Cancelos do të jetë plot 15 milionë euro në sezon, duke qenë një nga arsyet kryesore të këtij transferimi.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us