ZYRTARE/ Laçi prezanton ish-sulmuesin e Dinamos, firmos dhe një tjetër lojtar për repartin ofensiv

Laçi ka prezantuar 2 lojtarë të rinj që janë nën urdhërat e trajnerit Armando Cungu. Bëhet fjalë për Leo Ballhysën dhe Amadou Traore, që japin kontributin e tyre në repartin ofensiv.

Njoftimi i Laçit:

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen me dy futbollistë që luajnë në radhët e sulmit Leo Ballhysa dhe Amadou Traore janë tashmë pjesë e familjes bardhezi. Mirëseerdhët!”

Ballhysa e mbylli sezonin e fundit te Dinamo. Në anën tjetër Traore do e këtë eksperiencën e parë në Superiore.

Kujtojmë se dy lojtarë të tjerë, Laçi i prezantoi dje. Ata ishin Titan Hamed Konate dhe Sory Ouattara.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us