ZYRTARE/ Largohet Asllani, 22-vjeçari mbyll aventurën pozitive dhe rikthehet te ish-ekipi

Në sezonin që lamë pas, Fisnik Asllani ia doli që në 37 ndeshje të shënonte 19 gola dhe 9 asiste. Ndërkohë që largimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi i Elversbeg me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku krah largimit të Asllanit, përmend edhe disa futbollistë të tjerë që i japin lamtumirën.

“Lamtumirat nuk janë kurrë të bukura. Pas mbylljes, ekipi ynë u mblodh sërish, për t’i thënë lamtumirë disa djemve. Edhe nëse i ndajmë rrugët në këtë pikë, jemi të lumtur që të gjithë keni qenë pjesë e familjes SVE! Vazhdoni rrugëtimin tuaj, nga zemra iu urojmë më të mirat. Ishte një kohë fantastike me ju djema”, shkroi klubi i Elversberg.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us