ZYRTARE/ Me marrëveshje të dyanshme, trajneri largohet nga klubi i Kategorisë së Parë

Sadat Pajaziti nuk do të jetë më trajneri i Kukësit. Kështu e ka konfirmuar vetë skuadra verilindore pak minuta më parë në faqen zyrtare të klubit, ku shkruhet për largimin e 52-vjeçarit.

Kukësi ndodhet në zonën e ftohtë të renditjes së Kategorisë së Parë vetëm 5 javë pas nisjes së kampionatit. Bëhet me dije se ndërprerja e bashkëpunimit është aprovuar nga të dyja palët.

Njoftimi zyrtar i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit me trajnerin Sedat Pajaziti.

Klubi shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës së angazhimit të tij me skuadrën tonë.

Administratori dhe Presidenti i FK Kukësit falënderojnë trajnerin Pajaziti dhe i urojnë suksese të mëtejshme në karrierë dhe gëzojnë respektin maksimal për punën e kryer deri më tani.

Lajme të tjera |  Disfata e Kombëtares në miqësoren me Izraelin, Mario Mitaj nuk fshihet: Test pozitiv për gjendjen ku jemi, gjërat negative do t'i përmirësojmë rrugës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us