ZYRTARE/ Në prag të Kupës së Botës, trajneri francez shkarkohet nga kombëtarja

Herve Renard nuk do të jetë më trajner i kombëtares së Arabisë Saudite. Trajneri francez është shkarkuar në mënyrë të menjëhershme nga Federata, në një moment delikat.

Ky vendim vjen në prag të Kupës së Botës, teksa 57-vjeçari parashikohej të ishte në stol, të paktën edhe për këtë kompeticion. Dy humbje në dy miqësoret e fundit ndaj Egjiptit dhe Serbisë, duket se kanë qenë një nga shkaqet.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur arsye kryesore për këtë vendim drastik në prag të Botërorit 2026.

Kujtojmë që Renard e ka drejtuar Arabinë Saudite në 28 ndeshje. Si trajner i tyre, ai ka balancë në rezultate, me 11 fitore, 11 humbje dhe 6 barazime, por duke mos bindur dot drejtuesit e lartë.

Lajme të tjera |  Fjalë që peshojnë, veterani i Interit vlerëson Kristjan Asllanin: Na duhet, është rikthyer ndryshe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us