ZYRTARE/ Prezantim i veçantë me shqiponjën dykrenare, ish-sulmuesi i Dinamos vishet “verdhezi”

Luis Kaçorri është futbollisti më i ri i Al Hussein. Pasi mbylli aventurën e tij në Uzbekistan me Bunyodkor, tashmë 27-vjeçari nis një të re në Jordani, me ekipin e njohur verdhezi.

Al Hussein njihet si klubi më i madh në Jordani, teksa Kaçorri u bashkohet për të rritur nivelin e efikasitetit në ofensivë. Kjo është aventura e tij e parë në Jordani, pasi më parë është aktivizuar në Uzbekistan, Shqipëri dhe Itali.

Kaçorri ka luajtur në Itali për ekipe si Colle Gio, Montemurlo, Igea Virtus, Carpi, Fermana, Fiorenzuola, Ligorna, Cittanovese, Savoia, Correggese dhe Arzachena. Ndërkohë në Shqipëri ka veshur fanellën e Bylisit dhe Dinamos.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us