ZYRTARE/ Pritjes i erdhi fundi, Ditmar Bicaj merr drejtimin e Luhsnjes

Siç ishte thënë prej ditësh, Ditmar Bicaj do të rikthehej në Kategorinë e Parë për të marrë drejtimin e një ekipi. Bëhej fjalë për skuadrën e Lushnjes, me palët që kanë arritur tashmë një marrëveshje.

Ditmar Bicaj është trajneri i ri i lushnjes. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë skuadra lagunare nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku prezantohet tekniku 36-vjeçar.

“Ditmar Bicaj është zyrtarisht trajneri i Lushnjes. 36-vjeçari merr drejtimin e Lushnjes. I urojmë suksese.”, shkruan Lushnja në rrjetet sociale. Kjo do të jetë aventura e dytë e Bicajt si trajner.

Lajme të tjera |  LIVE/ Gol dhe tensione në fushë, zhbllokohen shifrat në ndeshjen Shqipëri-Izrael (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us