ZYRTARE/ PSG gjen zëvendësuesin e Mbappe, mposht Bayernin për talentin 19-vjeçar

Paris Saint-Germain ka transferuar Desire Doue nga Rennes. Klubi ka prezantuar lojtarin në ambientet e klubit duke afruar kështu një nga talentët më të mëdhenj francez.

Parizienët paguan plot 60 milionë euro në arkat e Rennes për shërbimet e 19-vjeçarit që shkëlqeu sezonin e fundit me 8 gola e 7 asiste. Sulmuesi anësor shihet si zëvendësuesi direkt i Kylian Mbappe i cili u largua drejt Real Madrid.

Për Doue, PSG mposhti konkurencën e Bayern Munchen që dukej shumë pranë lojtarit teksa kishin bërë edhe ofertën zyrtare prej 55 milionë euro.

Lajme të tjera |  Në prag të Botërorit, Xherdan Shaqiri “braktis” Zvicrën për Shqipërinë (FOTO)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us