ZYRTARE/ Qershori kuqezi, Kombëtarja do të luajë dy miqësore ndaj Zvicrës

Shqipëria U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore prestigjioze kundër përfaqësueses së Zvicrës U-15. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Zvicrës që këto dy miqësore të luhen më 3 dhe 5 qershor në vendin tonë.

Takimi i parë Shqipëri – Zvicër është programuar të luhet në stadiumin e Vorës në ora 17:30. Sakaq, ndeshja e dytë mes kuqezinjve të vegjël dhe Zvicrës do të zhvillohet më 5 qershor në ora 10:00.

Në ditët në vijim, trajneri i ekipit shqiptar U-15, Armand Dama do të bëjë publike edhe listën me futbollistët e grumbulluar.

Këto dy miqësore janë një mundësi e mirë për të testuar futbollistët e vegjël dhe kryesisht grupin e lojtarëve të akademisë së FSHF, “Elite Youth”.

Lajme të tjera |  "E përgatitëm ndeshjen për të sulmuar kundërshtarin, por pastaj...", Ylber Ramadani për "frymën" te Kombëtarja: Jemi gjithë bashkë, fitojmë përballë Luksemburgut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us