ZYRTARE/ “Rrufe” në qiell të hapur, largim i rëndësishëm me deklaratë të bujshme nga Partizani: Jo sepse…

Kushtrim Voka është largimi i bujshëm nga Partizani. Trajneri i portierëve, që nga vera e vitit 2023, dhe po ashtu video analist gjatë këtij edicioni, ka vendosur të ndajë rrugët me klubin e kuq.

Screenshot 2026-05-14 174741

Postimi i Kushtrim Vokës:

“Ka momente kur futbolli nuk matet vetëm me rezultate, por me ndjenjën e përgjegjësisë.

Sot po largohem, jo sepse më eshte shuar dëshira per ketë klub, por sepse respekti që kam për të më detyron të jem i sinqertë me veten dhe me gjithë ju.

Kam dhënë gjithçka çfarë kam ditur e mundur, me gabime, me pasion, me netë pa gjum dhe me shumë krenari për stemën që kam përfaqësuar.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Dështoi keqazi në finalen përballë Spanjës, Leo Messi “shpërthen” në lot para tifozëve të tij

Falemnderime të sinqerta çdo lojtari, çdo kolegu, çdo drejtuesi dhe presidentit. Falemnderime për çdo punëtor që punon larg vëmendjes, por mban gjithçka gjallë. Falemnderime për çdo tifoz, guerrils që i jep kuptimin e vërtetë këtij klubi.

Për fund, uroj që Partizani të vazhdojë të ecë përpara, me forcë, identitet dhe dinjitet. Dhe kur të flitet për këtë periudhë, të kujtohet se ka pasur njerëz që e kanë dashur ketë fanellë.

Mirupafshim pmtp”.

Screenshot 2026-05-14 174336

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us