ZYRTARE/ Spikati te Skënderbeu dhe në klubin rus u bë legjendë, sulmuesi shqiptar vendos të ndërpresë kontratën

Bernard Berisha është zyrtarisht pa skuadër. Sulmuesi shqiptar dhe Akhmat Grozni kanë ndarë rrugët pas tetë vitesh.

Dhe pse Berisha ishte nën kontratë, palët vendosën të ndërpresin kontratën. 33-vjeçari largohet si legjendë nga klubi rus.

Në total regjistroi 199 ndeshje zyrtare ku shënoi 28 gola dhe asistoi 23 të tjerë. “Një profesionist i vërtetë, një lider, i sjellshëm dhe simpatik në jetë, kështu do ta mbajnë mend tifozët”, shkruan ndër të tjera klubi rus.

Tashmë mbetet për t’u parë ku do e vijojë karrierën Berisha. Interesimet për të janë treguar më parë nga Europa dhe Azia.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us