ZYRTARE/ Teuta siguron golat, durrsakët prezantojnë sulmuesin kryeqytetas

Teuta ka arritur të zyrtarizojë një tjetër afrim në këtë merkato. Durrsakët kanë prezantuar ish-kapitenin e Kukësit, Mario Beshiraj.

Sulmuesi përforcon repartin e avancuar, ndërsa shton edhe forcat në sulm. Lojtari kryeqytetas mbylli aventurën e tij me Kukësin, teksa rikthehet në Superiore për të lënë sërish gjurmë.

“MIRËSEVJEN ???????? MARIO BESHIRAJ!

KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me sulmuesin Mario Beshiraj. Sulmuesi i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte tek ekipi i Kukësit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje Beshirajt në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë. #forcateuta????????”, ka shkruar klubi.

Lajme të tjera |  Egnatia “mësyn” te Vllaznia! Vjen transferimi “alla Gruda”, rrogozhinasit sigurojnë shërbimet e liderit të shkodranëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us