ZYRTARE/ U largua nga Shkupi para pak ditësh, Nderim Nexhipi prezantohet në Superligë si drejtor sportiv

Para pak ditësh, Nderim Nexhipi dhe klubi i Shkupit njoftuan mbylljen e bashkëpunimit. Ditën e sotme, ish-lojtari i Superiores është prezantuar si drejtor sportiv në klubin e Ballkanit.

Në skuadrën e Superligës së Kosovës, Nexhipi ka qenë në të njëjtin rol nga viti 2021 deri në 2023. Zyrtarizimin e tij e ka bërë të ditur Ballkani në faqen zyrtare.

“Të dashur tifozë dhe gjithë ju përkrahës të FC Ballkanit,

Kemi kënaqësinë që para jush ta prezantojmë njërin prej atyre që kontribuoi fort në fillimin e vazhdimin e sukseseve tona historike.

Ai gjithmonë ka qenë dhe mbetet njëri prej nesh, por tani rikthehet përsëri në fole për ta rimarrë pozicionin e drejtorit sportiv në klub dhe për të shkruar etapa të reja së bashku.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Pjesë e dështimit në finalet e titullit, Vllaznia merr vendimin e PAPRITUR për trajnerin shkodran

Mirë se rikthehesh Nderim Nexhipi

Na priftë e mbara, kampion!”, shkruan Ballkani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us