ZYRTARE/ Vazhdojnë “firot” te Teuta, një tjetër futbollist njofton largimin

Nga Teuta vazhdojë largimet. I radhës që ka vendosur të ndajë rrugët me durrsakët është Vasilis Zogos.

Ish-lojtari i Kukësit e ka bërë të ditur diçka të tillë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Futbollisti falenderon klubin dhe tifofozët për mbështetjen, ndërsa u uron suksese në të ardhmen.

“Faleminderit për gjithçka Teuta. I uroj gjithë të mirat ekipit dhe tifozëve për të ardhmen”, ka shkuar Zogos.

Aventura e grekut në Durrës ka zgjatur vetëm 5 sezon, pasi në në janar u bë pjesë e “Djemve të Detit”. 25-vjeçari ia doli të luante vetëm në 7 ndeshje në kampionat, në total 501 minuta dhe dhuroi vetëm 2 asiste.

Paraqitjet e tij nuk kanë bindur drejtuesit të cilët kanë vendosur të ndajnë rrugët me të, pasi nuk është më pjesë e planeve të tyre për sezonin e ri.

Lajme të tjera |  U përfol për “lumë” largimesh nga Dinamo, REAGON klubi kryeqytetas! Në “aksion” edhe presidenti Adrian Bardhi

Kujtojmë se nga Teuta kanë njoftuar largimin pak ditë më parë edhe Ergys Peposhi dhe Theodoros Mingos.

ZYRTARE/ Vazhdojnë “firot” te Teuta, një tjetër

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us