0 gola dhe asnjë fitore në 2026-ën, kryeqytetasit pa “busull” ndaj rivalëve për titull, ÇFARË PO NDODH TE DINAMO?!

Në vitin 2026-të, përsa i takon ndeshjevbe në Superiore, Dinamo po përjeton moment “ferri”, asnjë fitore në 3 ndeshje dhe 0 gola të shënuar. Nuk është e qartë se çfarë po ndodh me “Blutë” e kryeqytetit.

Fillimisht, barazuan 0 – 0 ndaj Teutës, ndonëse durrsaktë ishin ndjeshëm më kërkues. Në këtë sfidë, të besuarit e Ilir Dajës nuk e goditën në asnjë moment portën rivale. Më pas, luajtën kundër Vllaznisë në “Air Albania”, e humbur 0 – 2. Edhe në këtë takim, dinamovitët nuk treguan thuajse asgjë, ndërsa shkodranët mund të kishin shënuar më shumë se 2 herë.

E fundit, por jo nga rëndësia, sfida e sotme karshi Elbasanit, sërisht ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në çështjen titull. Kryeqytetasit u mposhtën pastër që në pjesë e parë, aty ku vendosi dopieta e sulmuesit Ibrahima Diallo.

Lajme të tjera |  “Malore” për Egnatian ende pa zbritur në fushë, koefiçientët “zbehin” euforinë e rrogozhinasve për kualifikim

6 – 2 goditjet në kuadrat, janë tregues se elbasanasit ishin superiore kundër Dinamos. Problematik e madhe te 18 herë kampionët e Shqipërisë nuk është vetëm finalizues, 0 gola në 3 ndeshje, por edhe krijimi i rasteve para porte, sikurse mbrojtja e “brishtë”.

Me këtë ritëm, do të jetë e vështirë që ekipi i Dajës të mbetet në “valle” për titullin, teksa rrezikohet edhe prezenca në “Final 4”, çka do të ishte një zhgënjim i madh.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us