Përballja mes Egnatias dhe NK Celjes në Ligën e Kampioneve ka bërë që kompanitë e basteve të shohin skuadrën sllovene si favorite për suksesin.

Kuotat e publikuara favorizojnë Celjen, ndërsa kampionët shqiptarë vlerësohen si një skuadër që mund të surprizojë. Kuota më e lartë për fitoren e Egnatias është 3.45, ndërsa për një triumf të Celjes kuota më e ulët është 1.79, duke treguar besimin e tregut te skuadra sllovene.
Barazimi vlerësohet me kuota që lëvizin nga 3.30 deri në 3.55, me vlerësimin më të lartë. Pavarësisht diferencës në parashikime, Egnatia vjen në këtë sfidë me moral të lartë pas kualifikimit bindës ndaj Petrokubit dhe me një seri pozitive rezultatesh.
Kampionët e Shqipërisë synojnë të tregojnë edhe në fushë se mund të rivalizojnë një kundërshtar me më shumë eksperiencë europiane dhe të bëjnë një tjetër hap historik në Ligën e Kampioneve.





