Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në aksin Tiranë-Elbasan.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet i tonazhit të rëndë, betoniere, është përplasur me një automjet tip fuoristradë, e cila ka mbetur e shkatërruar. Pas kësaj përplasjeje, betonierja ka thyer barrierat mbrojtëse të urës dhe ka përfunduar duke rënë poshtë, në rrugën tjetër.
Nga informacionet paraprake dyshohet për të paktën një viktimë, por deri tani nuk është verifikuar dhe nuk ka një njoftim zyrtar.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





