E BUJSHME/ Infantino dëshiron të rizgjidhet në krye të FIFA-s, Trump i nxjerr kartonin e kuq! Presidenti i SHBA-së i ofron zviceranit postin e rëndësishëm

Sekretari i ri i përgjithshëm i OKB-së pritet të zgjidhet gjatë këtij viti për të pasuar Antonio Guterres, mandati i të cilit përfundon në fund të muajit dhjetor.

Për të marrë këtë detyrë, kandidati duhet të sigurojë fillimisht mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe më pas miratimin e Asamblesë së Përgjithshme.

Sipas New York Post, emri i Infantinos përmendet mes disa kandidatëve të mundshëm. Në listë përfshihen edhe ish-presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, e cila mund të përballet me kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara, si dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, për të cilin raporti thotë se mund të hasë rezerva nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të çështjes së Ishujve Falkland.

Lajme të tjera |  “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së në Komision! Gjiknuri: Po çfarë të them?

Raporti shton se, nëse Infantino do të zgjidhej në krye të OKB-së, marrëdhëniet mes administratës Trump dhe organizatës mund të përmirësoheshin. Trump ka qenë shpesh kritik ndaj Kombeve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për mungesë efektiviteti në trajtimin e konflikteve ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us