Një peshkatar është gjetur i pajetë në det, pranë ishujve të Ksamilit. Viktima është identifikuar si Mihal Zoi, 61 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes.
Gjatë operacionit të kërkimit, Policia ka gjetur edhe mjetin lundrues të 61-vjeçarit, i cili rezultoi i fundosur. Dyshimet paraprake janë se ngjarja mund të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në kohën kur zona u përfshi nga stuhi të forta dhe kushte të rënduara atmosferike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





