“CIA paralajmëron protesta të studentëve”, gazetari Dervishi nxjerr shkresën e Sigurimit të Shtetit një muaj para Dhjetorit ’90

Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi një shkresë sekrete të Sigurimit të Shtetit në 13 nëntor 1990, që i referohej burimeve nga CIA, se do të kishte protesta nga studentët dhe më pas nisi lëvizja e Dhjetorit.

“Jemi në vitin 1990. Ramiz Alia e shtrëngoi ta mbante pushtetin, lexohet te të vrarët në kufi, po vriteshin njerëz në kufi. Po pse Ramizi u shfaq ndryshe në nëntor-dhjetor? Në atë periudhë kanë përdorur fishekun e fundit, arin, që u nxorr për të blerë bukë. Një sasi e arit u luajt dhe në bursë dhe u humb, mendohet se këtu kanë qenë amerikanët, që këta të mbeteshin keq dhe të negocionon.

Lajme të tjera |  Zjarret "përvëlojnë" Evropën, "shkrumbohen" Spanja dhe Franca

Nëse kemi një Ramiz të fortë në fillim të vitit, tregon se donte ta mbante pushtet. Por në dhjetor shkojnë i thonë buka është me ditë. Në nëntor vjen një informacion i sigurimit, që thotë sipas CIA do të fillojë lëvizja studentore. Në dhjetor ndodh.

Duket sikur Ramiz Alia, ishte vetë që kjo të ndodhte, sepse i kishin shtrënguar historinë. Po të lexosh, është i vendosur midis studentëve dhe pushtetit të egër komunist.

Studentët i besonin atij. Madje shkoi deri atje, kur Arben Imami dhe Blendi Gonxhe, i thonë janë dhe ca që ngrejnë dy gishta lart, por ne i thamë ti ulin. T’ja prisni atyre tha Ramizi…”, tha ndër të tjera Dervishi.

Lajme të tjera |  Zbardhen vendimet e Qeverisë: Ndihma për familjet e policëve të rënë në detyrë, Shqipëria do të dërgojë oficerë në Gaza

“CIA paralajmëron protesta të studentëve”, gazetari

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us