E BUJSHME/ Berat Gjimshiti gati të braktisë Serie A, kalim i papritur në ligën e “armiqve”?!

E ardhmja e kapitenit të Shqipërisë Berat Gjimshiti në ekipin e Atalantës ka marrë tjetër qasje pas largimit të trajnerit Gasperini.

Qendërmbrojtësit shqiptar i përfundon kontrata ne verën e vitit të ardhshëm dhe shanset që skuadra bergamaske t’i rinovojë kontratën janë të pakta, marrë shkasë edhe prej moshës, 32 vjeç.

Mediat greke bëjnë të ditur se “rekordmenët” e Olympiacos janë të interesuar për Gjimshitin, transferim me parametra zero gjatë merktos së verës 2026. Aventura për liderin e Kombëtares në Superligën greke do të ishte një risi, aq më tepër te klubi më i madh në tokën helene.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ E bëri debutimin përkrah Harry Kane, Bayern Munich “kyç” mesfushorin shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us