Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në moderimin e Arbër Hitajt, u ndal, veç të tjerash, edhe te takimi i fundit i Ervin Salianjit, duke e konsideruar një gabim procedural, por jo një lëvizje brenda partisë.
“Jam plotësisht dakord që çdo deputet dhe çdo anëtar kryesie duhet të dalë në bazë, të bëjë takime dhe të diskutojë me strukturat. Por Partia Demokratike është një parti e organizuar, me statut dhe udhëzime të qarta. E vetmja problematikë që pashë te zoti Salianji është se duhej ta njoftonte kryesinë dhe strukturat qendrore për takimin, që të koordinohej me degën përkatëse. Nuk është lëvizje, absolutisht,” theksoi Baçi.
Më tej deputeti demokrat u shpreh se mes Salianjit dhe Sali Berishës, do të zgjidhte këtë të dytin.
“Votoj hapur Berishën.” – u shpreh ai.





