ZYRTARE/ Dëshirë e Panuccit dhe kërkesë e Sylvinhos, mbrojtësi 29-vjeçar merr VENDIMIN “rrufe” në prag të merkatos

Tomas Guidara njihet gjerësisht nga shqiptarët, si një dëshirë e hershme ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci. Ndërkohë që së fundmi, arbëreshi i Argjentinës ka fituar edhe interesin e Sylvinhos, por deri më tani asgjë s’ka ndodhur.

Ndërsa lajmi i fundit nga futbollisti 29-vjeçar, është që mbrojtësi ka ngelur pa ekip. Guidara ka mbyllur aventurën e tij në Argjentinë me Huracan dhe kjo merkato e janarit e zë të “papunë”, pavarësisht se ofertat për të nuk kanë munguar.

Lanus (Argjentinë), Bochum në Bundesligë dhe Real Zaragoza në Spanjë kanë shfaqur interes. Pritet të shihet edhe cila do të jetë zgjedhja që “dëshira” e Shqipërisë do të bëjë, pasi shkëputi kontratën me Huracan.

ZYRTARE/ Dëshirë e Panuccit dhe kërkesë e Sylvinhos,

 

Lajme të tjera |  Benfica "zyrtarizon" Mourinhon te Real Madrid, ja sa do të përfitojnë nënkampionët nga prishja e kontratës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us