La Greqinë për përfaqësuesen shqiptare, talenti i Kombëtares sërish në “aksion”

Talenti i Kombëtares Deivid Hoxha pas 7 muajësh “pauzë” te ekipi Panetoliokos është rikthyer sërish në fushë.

Sulmuesi qendror është futur në lojë vetëm përgjatë minutave të fundit, teksa ata u mposhtën me rezultatin minimal nga Volos në Superligën greke.

Interesante është se Hoxha u bë pjesë e Greqisë U-19 në tetor të 2024-ës, ndonëse ishte vetëm 17 vjeç.

Por në mars të këtij viti, Deivid Hoxha bëri zgjedhje “zemre”, la kombëtaren helene për Shqipërinë. Me Shqipërinë U-19, sulmuesi në fjalë numëron 5 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe 1 gol.

Lajme të tjera |  Kumbulla drejt largimit, tre skuadra të La Ligas vihen pas lojtarit të Kombëtares shqiptare

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us