Ajo ishte zhdukur që më 22 tetor 2025, pasi ishte parë në qendër të qytetit. Sot, më 15 janar, është gjetur trupi i pa jetë i shqiptares Floresha Prengu, 35 vjeçe, banore e Trentos 40 kilometra larg shtëpisë përgjatë lumit Adige.
Trupi u njoh nga familjarët, të cilët deri në fund shpresuan për një përfundim tjetër.
Floresha Prengu, me origjinë shqiptare dhe nënë e dy vajzave, ishte parë për herë të fundit në Trento më 22 tetor. Më pas gjurmët e saj u humbën.
“Shpresonim deri në fund se ajo ishte thjesht e frikësuar dhe se ishte diku, por për fat të keq nuk ndodhi kështu. Kjo është një kohë e vështirë për të gjithë ne, por duam të falënderojmë të gjithë ata që kanë qenë pranë nesh dhe kanë ndarë historinë e Florës”, tha familja e Floresha pwr mediat italiane. Këto fjalë i japin fund jë historie të dhimbshme me një rezultat tragjik.
Apeli i familjarëve ndaj forcave të rendit
Familjarët iu drejtuan menjëherë forcave të rendit duke kërkuar që të kontaktojnë në 112 në rast se e shihnin atë.
Në ditët menjëherë pas zhdukjes u organizua një kërkim i gjerë në qytet, me përdorimin e skuadrave përgjatë lumit, zjarrfikësve vullnetarë përgjatë lumit Adige dhe helikopterit për verifikime nga ajri, që nuk dhanë rezultate konkrete. Kërkimet vazhduan edhe jashtë kufijve të Trentos.
Të gjitha prefekturat italiane u njoftuan për zhdukjen. Lajmi u pasqyrua edhe në mediat shqiptare që përsëritën apelin e familjarëve: ‘Le të ndihmojmë Floreshën të kthehet në shtëpi tek vajzat e saj’
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.





