“Lojtari i Ndeshjes” ndaj Dinamos, Jurgens: Teuta shkon në Final 4!

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores. Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0. Pas këtij dueli ka folur “Lojtari i Ndeshjes”, Jurgens Olivera.

“Në pjesën e parë kishim disa vështirësi. Në pjesën e dytë, në pushim folëm me trajnerin dhe bëmë ndryshime dhe mendoj se në pjesën e dytë ishte më mirë. Mendoj se kishim shumë mundësi për të fituar këtë ndeshje, por shkoi si shkoi, ishim pak pa fat sot. Por mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ka potencial, krijojmë raste dhe është vetëm çështje kohe kur do të fillojmë t’i shënojmë.

Lajme të tjera |  Manaj bind drejtuesit, lider për sezonin e ri

Jam rehat që luaj me topin. Mendoj se mund të ndihmoj shumë mesfushën dhe sulmin. Ndaj jam rehat, nuk dua të qëndroj si një 9 pa topin, kam nevojë të ndjej topin ndaj është perfekte për mua. “Final Four”? 100% mund të shkojmë. Do të luftojmë deri në fund, kemi shumë potencial. Kemi qenë të pafat në ndeshjet e fundit, krijuam shanse por nuk i shënuam, sipas meje është thjesht çështje kohe kur do të fillojmë të marrim tre pikët”, u shpreh Jurgens.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us