Ka luajtur me Atalantën dhe Kroacinë, Tirana pranë transferimit BEFASUES

Klubi i Tiranës nuk ka të ndalur në merkaton e dimrit. Transferimi më i ri për bardheblut më shumë gjasa do të jetë mbrojtësi kroat Anton Kresic.

Mediumi sportiv “goal365shqip”, bën të ditur se Tirana është shumë pranë zyrtarizimit, ndërsa po diskutohen detajet e fundit.

Kartoni i Kresic i përket CFR Cluj në Rumani dhe “formula” e lëvizjes te kryeqytetasit e Shqipërisë do të jetë përmes huazimit deri në fund të sezonit.

29-vjeçari ballkanas ka pozitë natyrale si qendërmbrojtës dhe është i gjatë 198 centimetra, një “përbindësh” i vërtetë në prapavijë.

Në të kaluarën, Anton Kresic ka luajtur me Atalantën në Primavera, sikurse me Kroacinë U-19. Kartoni i lojtarit në fjalë konsiston me 350 mijë euro sipas “Transfermarkt”.

Ka luajtur me Atalantën dhe Kroacinë, Tirana pranë transferimit

Anton Kresic

 

Lajme të tjera |  “I kemi të gjithë në dispozicion, psikologjisht gati!” Nevil Dede për ndeshjen në Champions: Besojmë te forcat tona! Xhemajli i ngre “murin” kundërshtarit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us