Juventusi dhe Napoli do përballen sot në orën 18:00 në Torino për raundin e 22-të në Serie A. Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Luciano Spalletti e ka çuar në dy numrin e shqiptarëve që ka të gatshëm për këtë duel.
Kësisoj, veç Di Gregorio dhe Perin, Raffaele Huli do jetë portieri i tretë i Juves për sot.
Djaloshi Raffaele Huli është produkt i moshave të Juventusit, teksa ka luajtur katër ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë.






