KATEGORIA E PARË/ S’ka fitues në derbin e Myzeqesë, Apolonia dhe Lushnja bëjnë “paqe”

Apolonia dhe Lushnja kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë së Parë. Derbi i Myzeqesë nuk kishte fitues, duke u mbyllur me shifrat e barabarta 0-0.

Pavarësisht disa rasteve në të dy krahët, goli nuk u gjet nga asnjë ekip. Kështu, fierakët dhe lushnjarët bënë “paqe”, duke marrë kështu një barazim pa gol dhe ndarë pikët.

Me 23 pikë, Apolonia shkon në vendin e 8-të të tabelës së renditjes. Në krahun tjetër, me 3 pikë më pak, Lushnja mban vendin e 10-të.

Lajme të tjera |  Myrto Uzuni vijon të mbetet jashtë ekipit, rrezikon “përjashtimin” edhe sulmuesi i Premier League (ARSYEJA)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us