“Asllani si rasti i Brojës”, ish-lojtari i Shqipërisë vendos në “presion” mesfushorin: Nëse nuk bëhet i rëndësishëm te Besiktas…

Ish-qendërmbrojtësi Rrahman Hallaçi, i cili bëri “bujë” me Kukësin para disa vitesh, duke fituar Superioren, Kupën dhe Superkuën e Shqipërisë, ka qenë i ftuar në emisionin “Studio Sport” në Vizion Plus. Hallaçi është ndalur te mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani, madje duke e vendosur në “presion” 23-vjeçarin pas kalimit te Besiktas, përmes “formulës” së huazimit:

“Asllani bëri lëvizje nga një skuadër e rëndësishme në Itali (Inter), te një ekip po themi më i vogël siç është Torino, ku nuk arriti të bëhet i rëndësishëm. Pra që skuadra ta mbaj.

Ndoshta mund të ketë pasur diçka në lidhje me kontratën. Pak a shumë është si rasti i Brojës. Edhe Armando fillimisht zgjodhi ekipe të mira. Asllani do ketë edhe një provë të madhe te Besiktas, pasi vjen si ish-lojtari i Interit.

Nëse nuk bëhet i rëndësishëm te gjigandët e Stambollit, më pas do e shikojmë ndryshe. Shpresojmë t’i marr për mbarë te Besiktas”.

Edhe pse Hallaçi ishte pikë kyçe te Kukësi i “artë” në ato vite, arritja e tij më e madhe te Kombëtarja ishte si pjesë e U-21 (11 paraqitje), duke mos u ngjitur dot më tej.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us