I tha “jo” Igli Tares për kalimin te Milani, klubi i Bundesligës “djeg” mesfushorin shqiptar

Raportimet nga mediat italo-gjermane se drejtori sportiv i Milanit Igli Tare, ka “trokitur” te Hoffeheim për mesfushorin defensiv Leon Avdullahu, është përhapur gjerësisht.

Për lojtarin shqitar të Kosovës, transferimi në “San Siro” do të ishte shansi i karrierës për të treguar vlerat. Por klubi gjerman ishte i prerë në qëndrimin e tij:

“Nuk është në shitje”. Është fakt se impakti dhe marketingu nga Hoffenheim te Milani do të ishte tepër i madh, e pasur me “rritje” profesionale në një ekip që “lufton” për trofe, ndryshe nga sa ndodh te skuadra e Bundesligës.

Plani i Hoffenheim është i qartë sipas mediave në Gjermani, përfitimi i sa më shumë milionave nga shitja e Avdullahut, ndërsa në rastin e interesimit të Milanit, lojtari shqiptar nuk i është dhënë e drejta të ketë as takim apo ballafaqim me palën e interesuar.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Tirana s’e ndal hapin, bardheblutë “i vënë kapakun” mbrojtjes me afrimin nga Kroacia

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us