Tottenham, 45 milionë euro për yllin e Kosovës

Performanca e shkëlqyer e Leon Avdullahut te Hoffenheim-i ka bërë që kosovari të jetë në radarin e gjigantëve anglez dhe italian.

Tottenham Hotspuri dhe Milani janë duke e vëzhguar mesfushorin e Kosovës.

Sipas raportimeve, vëzhguesit e këtyre ekipeve janë pothuajse në çdo ndeshje të gjermanëve, duke e parë nga afër mesfushorin kosovar. E Hoffenheim-i nuk e ka ndër mend ta lëshoj nga duart Leonin, ku e ka refuzuar ofertën fillestare të Milan-it.

E në rast se gjermanët ndryshojnë mendje, ata do të kërkojnë midis 35 dhe 45 milionë euro për lirimin e Avdullahut. 21-vjeçari iu bashkua Hoffenheimit nga Baseli verën e kaluar për 8 milionë euro.

Lajme të tjera |  Stiven Shpendi ndez merkaton, tre klube pas futbollistit shqiptar

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us