ZYRTARE/ Dikur vishte fanellën e Lazios, Berisha i surprizon të gjithë dhe firmos me ekipin e Superligës

Valon Berisha është futbollisti më i ri i Zurich. Mesfushori 33-vjeçar vendosi që të largohej nga LASK në Austri, për të nisur një aventurë të re në Superligën e Zvicrës.

Me klubin e ri, Berisha ka firmosur kontratë 5 mujore, pra të vlefshme deri në fund të sezonit aktual. Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që mesfushori i Kosovën luan në Zvicër.

Kujtojmë se Berisha ka një karrierë interesante të nisur në Norvegji me Egersund dhe Viking. Më pas, 33-vjeçari ka luajtur për ekipe si Salzburg, Lazio, Fortuna Dusseldorf, Reims dhe Melbourne City.

Lajme të tjera |  Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh, flet menaxheri: Ja si qëndron e vërteta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us