Demokrati kërkesë Berishës: S’dua të shoh njeri nga ata me kollare në 20 shkurt, se ata na bezdisin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndeshur sot me disa kritika sa i përket mënyrës se si ai është duke u përpjekur që të rrëzojë qeverinë Rama.

Njëri prej demokratëve i cilit mori pjesë në takimin e radhës së Berishës në Sukth, iu drejtua atij duke i thënë se më 20 shkurt duhet një mobilizim i madh dhe mos ketë të pranishëm asnjë nga “ata me kollare”.

“Unë do doja, sa i përket 20 shkurtit, duhet një mobilizim shumë i madh, nga të gjithë forcat politike. Do kisha dëshirë të mos shihja njeri me kollare atë ditë, se ato me kollare, sikur na bezdisin. Pastaj të rrotullohemi te hallet tona që kemi këtu te zona e Sukthit”, tha ai.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us