Dy klube të Premier Ligë pas Ernest Muçit, plan me miliona euro i Trabzonsporit për verën

Kartoni i Ernest Muçit do të zotërohet nga Trabzonspori shumë shpejt. Klubi turk pretendon se shuma 1 milion euro e huazimit, do t’i zbritet 8.5 milionë eurove për të paguar më pas kartonin e plotë.

dogan muci

Prej kohësh për Muçin është treguar interes nga Premier Ligë. Më konkretisht edhe sot është konfirmuar se janë dy klube, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Trabzonspori po shqyrton një plan, që do të vlente miliona euro. Fillimisht për të blerë kartonin e mesfushorit me tipare sulmuese, pastaj për ta shitur.

Muçi është një ndër lojtarët e Kombëtares, që po kalon formën më të mirë. Deri tani janë 13 gola të shënuar dhe gjashtë të tjerë të asistuar në 24 paraqitje.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Ndryshim DRASTIK për Armando Brojën, sulmuesi i Kombëtares surprizon me vendimin që mund t’i ndreqë karrierën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us