“Mungesa e Erion Veliajt problem, por nuk e keni marrë seriozisht”, çfarë u tha Rama socialistëve të Tiranës

Ka përfunduar mbledhje e kryeministrit Edi Rama me socialistët e kryeqytetit. Rama u ka kërkuar ekipit të Tiranës që dalin në terren për të takuar qytetarët për organizimin e brendshëm. Deputetët dhe ish deputetët do të duhet të koordinoheni me bashkinë e Tiranës për problematikat që më pas të raportohen

Burime për A2 CNN tregojnë se Rama u ka kërkuar më shumë angazhim të gjithëve në veçanti bashkisë së Tiranës, sidomos për hapësirat publike. Mësohet se Kryeministri u ka thënë të pranishme: “U kam thënë se mungesa e kryetarit te zgjedhur do të jetë një problem, por ju nuk e keni marrë shumë seriozisht në atë kohë”.

Gjithashtu pritet të ngrihet një grup pune nën drejtimin e Manastirliut për të identifikuar të gjitha problematikat dhe të raportohen sërish në mbledhjet e tjera.

Lajme të tjera |  Berisha: Rënia e turizmit jo nga protesta, por ‘narkoeuro’!

Përveç Kryeministrit, në mbledhje kanë folur edhe deputetë të tjerë, Erion Braçe ka ngritur shqetësimet e zonës së tij elektorale dhe kërkesën për të gjetur zgjidhje. Gjatë kësaj jave pritet të ketë një takim me drejtuesit e njësive administrative në Tiranë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us