Akuzat e forta: Çfarë tha Berisha për ambasadorin e BE në Tiranë, Silvio Gonzato?

Sali Berisha sulmoi sot egërsisht ambasadorin e BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

“Çfarë do që të bëjmë ne, ambasadori i BE-së në Tiranë, në Bruksel sillet në mënyrë absolute sikur të jetë ambasadori i Ramës në Bruksel.

Unë duke shprehur keqardhjen time më të thellë, iu bëj thirrje vendeve anëtare të informohen direkt nga përfaqësitë e tyre, parlamentet e vendeve anëtare të dërgojnë misione faktmbledhëse.

Të shpallësh AKSHI-n problem kulturor në Bruksel, siç ka bërë zoti Gonzato, ky është shërbimi më i keq që iu bën shqiptarëve dhe unë i them atij zotërie, se pengmarrja nuk është kulturë e shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Lajme të tjera |  Fatura "Becchetti" që po rëndon mbi xhepat e shqiptarëve/ Qytetarët paguan 10.3 milionë euro vetëm për avokatët! (Shifra e frikshme)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us