Konfindustria doli me kërkesa për çmimin e naftës! Rama: Po u ul taksa te automjeti, do e paguajnë katërfish më shumë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës pas rritjes globale të çmimeve të karburantit. Në fjalën e tij Rama pati edhe një përgjigje për tre kërkesat e propozuara nga konfindustria. Kjo e fundit në një thirrje qeverisë kërkoi hartimin dhe zbatimin urgjent të një pakete fiskale lehtësuese.

Konkretisht propozoi që të gjitha të ardhurat shtesë në buxhet nga TVSH-ja mbi çmimet e rritura të karburanteve, krahasuar me periudhën para krizës, të rikthehen drejtpërdrejt tek qytetarët dhe bizneset përmes uljes së çmimit final. Po ashtu propozohet dhe ulja e taksës së qarkullimit të automjeteve deri në nivelin e rritjes së të ardhurave nga TVSH-ja e karburanteve.

Lidhur me këtë kreu i qeverisë, u shpreh se ka vetëm një kategori që do të marrë më shumë, sa herë që të jepet mundësia, qoftë nga rritja ekonomike mbi parashikimin, qoftë nga të ardhurat e rritura si pasojë e situatave të kësaj natyre, dhe kjo kategori është ajo e pensionistëve.  Rama foli edhe për taksën e qarkullimit, për të cilën tha se po u hoq nga karburanti, do të vendoset diku tjetër

Lajme të tjera |  “Mos më thuaj mua e dashur”, plas sherri mes Vokshit dhe deputetit të PS-së në Komision! Gjiknuri: Po çfarë të them?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us