VIDEO/ 8 gola dhe “dramë” në Laçi – Besa, Pogradeci fiton bindshëm! “Befasojnë” Skënderbeu dhe Kukësi

Kanë përfunduar 6 ndeshjet e javës së 27-të në Kategorinë e Parë, ndërsa u prodhuan 27 gola. Ndeshja më “dramatike” rezultoi Laçi – Besa.

Edhe pse kurbinasit e mbyllën pjesën e parë me shifrat 3 – 0, në fraksionin e dytë, brenda 9 minutash, saktësisht nga 50’ deri në 59’, ekipi kavajas barazoi 3 – 3.

Megjithatë, Laçi nuk u dorëzua, duke shënuar dy gola të tjerë në minutat e fundit me Myrta dhe Muhammad. Pogradeci i drejtuar nga Emiljano Çela triumfoi bindshëm 3 – 0 karshi Ilirisë së Fushë-Krujës, me golat e Preknicaj, Ogunleye dhe Indio Oliveira.

“Befasitë” më të mëdha erdhën nga Korça dhe Kukësi. Skënderbeu nuk shkoi më shumë se barazimi 0 – 0 kundër Korabit, kurse Kukësi mposhti 3 – 2 Lushnjen.

Skuadra verilindore i dha fund serisë negative, e ku jep “sinjale” në javët e fundit për të bërë “mrekullinë”. Në sfidat e tjera, Kastrioti “dërrmoi” Burrelin 5 – 2, me “hero” Dejvid Kapllanaj, trigolësh, ndërsa Luftëtari – Apolonia nuk pati fitues, 2 – 2.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Vllaznia i “pret krahët” trajnerit Edi Martini, i largon “benjaminin” nga skuadra! Nuk shpëton as mesfushori titullar

Pogradeci 3 – 0 Iliria (Preknicaj 39′, Lesai 42′, Indio Oliveira 82′)

Goli i Preknicaj (Pogradeci 1-0 Iliria)

Goli i Lesai (Pogradeci 2-0 Iliria)

Skënderbeu 0 – 0 Korabi

Laçi 5 – 3 Besa e Kavajës (Joel 9′, Bibo 26′, Tresa 40′, Myrta 87′, Muhammad 90’/Rrena 50′ 59′, Rodrigo Migone 57′)

Kukësi 3 – 2 Lushnja (Bespallov 8′, 25′, Bircaj 82′ / Peqini 40′, 58′)

Kastrioti 5 – 2 Burreli (Kapllani 4′, 35′, 80′, Kasmollari 73′ / Mëllugja 23′, Xhabrahimi 90′)

Luftëtari 2 – 2 Apolonia (Ziaj 45+2′, Ikeocha 55′ / Asllanaj 21′, Ndubuisi Francis 86′)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us