VIDEO/ Braçe ‘braktis’ makinën, ecën në këmbë rrugëve të Tiranës: E kam të vështirë të paguaj këtë çmim nafte. Nuk e di kush i merr këto para!

Në një Tiranë ku makina është bërë pothuajse e domosdoshme, Erion Braçe është filmuar në këmbë, mes rrugëve të qytetit, një veprim të zakonshëm që është përkthyer  si një mesazh teksa të gjithë sytë janë tek pikat e karburantit ku çmimi i naftës kapërceu 214 lekë/litri.

Teksa tregon sa shpesh lëviz në këmbë në zona të ndryshme të Tiranës, nga Selita te Kombinati, Yzberishti, Lapraka apo Sauku, kryesisht për të takuar njerëz, deputeti socialist shpreh irritim me situatën e cmimit të lartë të naftës.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

“E kam të vështirë të paguaj këtë çmim, jo se nuk i kam mundësitë, por sepse është i padrejtë, abuziv, në një treg të kapur, pëërqendruar e pa konkurrencë”, shprehet ai.

Braçe hedh edhe akuza për mënyrën si funksionon tregu, duke përmendur “brokera që fshehin shumë dhe nuk paguajnë asgjë këtu”, ndërsa, sipas tij, përfitojnë në kurriz të qytetarëve.

Sidoqoftë,në fund të reagimit të tij socialisti ‘old school’ e sheh ecjen në këmbë jo vetëm si zgjedhje personale, por edhe si një mënyrë për të parë më shumë nga qyteti dhe për të qenë më pranë njerëzve.

Reagimi i Braçes vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama u takua me furnizuesit e karburanteve dhe paralajmëroi monitorim të tregut për të shmangur abuzimet, në një kohë kur qeveria ka vendosur të mos rikthejë Bordin e Transparencës.

Statusi i plotë i Braçes në Facebook

“Mirëmëngjes. Në këmbë, sepse më pëlqen, por edhe për shkak të çmimit të naftës. Kush më njeh, nuk habitet që më sheh duke ecur. Tirana është e arritshme edhe në këmbë. Lëviz në këmbë në TR5, shkoj në Selitë, ngjitem në Kodrën e Diellit, prej aty zbres në Kombinat, dal në Yzberisht, Mezez, Astir, shkoj në Laprakë, te Frigoriferi, 5 Maji, Shkolla e Bashkuar, Kinostudio, Brryli, Ali Dem, Depo e Ujit, Sauk. Në këmbë sheh atë që me makinë nuk e sheh.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Mbi të gjitha, në këmbë takon njerëz, shumë njerëz, dëgjon. Nga ana tjetër, e kam të vështirë ta paguaj këtë çmim nafte. Jo se nuk i kam mundësitë, por sepse është i padrejtë dhe abuziv, në një treg të kapur, të përqendruar dhe pa konkurrencë. Edhe më e vështirë bëhet kur nuk dihet se kush i merr këto para, ndërkohë që disa fitojnë pa kontribuar këtu. Kështu që, më mirë në këmbë. Është edhe më e shëndetshme dhe ajri pastrohet”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us